Gjendet pa shenja jete modelja e njohur, ishte vetëm 25 vjeçe

Bota e Yjeve

Gjendet pa shenja jete modelja e njohur, ishte vetëm 25 vjeçe

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 12:23
Kasia Lenhardt

Modelja Kasia Lenhardt ka vdekur në moshën 25 vjeçare.

Modelja Kasia Lenhardt ka ndërruar jetë, shkruan Bildt.

Modelja vdiq të martën në moshën 25 vjeçe, duke lënë pas një djalë.

Image

E lindur në Poloni, ajo u bë e njohur më 2012 për pjesëmarrjen e saj në shfaqjen e modeleve të Heidi Klum, “Germany’s Next Top Model”.

Kasia arriti të renditet e katërta në sezonin e shtatë. Kasia Lenhardt ishte së fundmi e komentuar në publik për lidhjen e së saj me yllin e futbollit Jérôme Boateng.

Ndarja e të dyve u njoftua më 2 shkurt.

Image

Policia ende nuk ka dhënë detajet e vdekjes së saj, por deklaruan se nuk kishte  prova të neglizhencës nga palët e treta kur ajo vdiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat