Gwyneth Paltrow zbulon se kishte COVID-19 dhe e la me probleme në tru

Bota e Yjeve

Gwyneth Paltrow zbulon se kishte COVID-19 dhe e la me probleme në tru

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 16:49
Gwyneth Paltrow

Aktorja regon se po vuan nga pasojat që ia shkaktoi COVID-19.

Gwyneth Paltrow tregon se ajo kishte COVID-19 herët në fillim të pandemisë dhe ende vuan nga disa efekte të zgjatura, shkruan CNN.

Në faqen e saj në internet Goop, Paltrow shkroi “kisha COVID-19 herët dhe kjo më la me një lodhje të gjatë dhe mjegullën e trurit”.

Image
Gwyneth Paltrow

“Në janar, unë kam bërë disa analiza që treguan nivele vërtet të larta të inflamacionit në trupin tim,” shkroi ajo.

“Kështu që unë iu drejtova një prej ekspertëve më të zgjuar që njoh në këtë hapësirë, praktikuesit të mjekësisë funksionale Dr. Will Cole. Pasi pa të gjitha analizat e mia, ai shpjegoi se ky ishte një rast kur rruga për shërim do të ishte më e gjatë se sa e zakonshme”, shtoi aktorja.

Paltrow thotë se duke u rikuperuar nga virusi, ajo ka qenë e përqendruar në ngrënien e ushqimeve të shëndetshme dhe në ndjekjen e një diete të shëndetshme dhe heqjen dorë nga sheqeri ose alkooli.

“Unë kam gatuar shumë dhe disa prej tyre janë me të vërtetë të shijshme: Unë bëra fiston me kaperi të freskët dhe sherebelë ditën tjetër, asparagus me vinaigretë proshutë, dhe disa artichokes me barishte të mbushura dhe hudhër, kimchi e shkëlqyer pa sheqer dhe një kombucha pa sheqer dhe unë kam përdorur shumë amino të kokosit në recetat e mia”, shkroi ajo.

Gwyneth vazhdoi: “Gjithçka që po bëj duket mirë, si një dhuratë për trupin tim. Unë kam energji, po punoj në mëngjes dhe po bëj një sauna infra të kuqe sa më shpesh që të mundem, të gjitha në shërbim të shërimin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat