Miss Kosova kënndon për dhimbjen e zemrës dhe shpresën!

Bota e Yjeve

Miss Kosova kënndon për dhimbjen e zemrës dhe shpresën!

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 17:26
Kështjella Pepshi

Në vitin 2010 këngëtarja shqiptaro/zvicerane, Kështjella Pepshi u zgjodh Miss Kosova Univers dhe po atë vit, ajo prezantoi Kosovën në Las Vegas, për zgjedhjet e Miss Univers (Një nga ngjarjet më të rëndësishme të bukurisë në Botë).

Pak më vonë, ajo ka kandiduar për në Parlamentin zviceran me temën programore: "Çështjet e migrimit dhe integrimit".

Më pastaj, ajo gradualisht ka gjetur rrugën e saj për tu kthyer në pasionin e saj të muzikës.

Image
 

Në vitin 2018, ish Missi i Kosova puplikoi këngën e saj të parë: "Too Many Miles".

Pak më vonë, pas kësaj knge, Kështjella e lansoi këngën e dytë: "Who Cares", këngë që pat një sukses të madh.

Me këngën e saj aktuale: "Even if the sky is Blue", Kështjella Pepshi, me këtë këngë ka rastin e mirë për tu bërë një Hit në fushën e muzikës!

Kështjella Pepshi, shquhet për talentin e saj Vokal (që duket të jetë trashigim nga e ëma Zize Pepshi). Me pak fjalë, kjo këngëtare e re po dëshmon me plot meritë se është duke shkuar rrugës së duhur, e në një të ardhme të bëhet një këngëtare e madhe në fushën muzikore!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat