Aktori i famshëm martohet për herë të pestë, nusja është 4 vite më e vogël se djali i tij

Bota e Yjeve

Aktori i famshëm martohet për herë të pestë, nusja është 4 vite më e vogël se djali i tij

Më: 6 mars 2021 Në ora: 13:17
Nicolas Cage, Riko Shibata

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Nicolas Cage, 56-vjeçar është martuar për herën e pestë, me të dashurën e tij 26 vjeçare, Riko Shibata.

Ata kanë mbajtur një ceremoni të vogël në Las Vegas, ku kanë marrë pjesë edhe ish-bashkëshortja dhe djali i tij, shkruan Daily Mail.

Martesa e tyre u zhvillua në një ceremoni intime në Wynn Casino and Hotel në Sin City. Kjo datë është zgjedhur nga çifti për të nderuar ditëlindjen e babait të ndjerë të aktorit.

Image
Nicolas Cage, Riko Shibata

Pas dasmës, nusja dhe dhëndri, të cilët u takuan për herë të parë në Shiga të Japonisë, mbajtën një festë të vogël. Aty ishte e pranishme edhe gruaja e tretë e tij, Alice Kim, me të cilën ka vendosur që të jenë miq, si dhe djali i tyre Kal.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat