Stresi i bën urimin më të veçantë Morenës për ditëlindje

Bota e Yjeve

Stresi i bën urimin më të veçantë Morenës për ditëlindje

Më: 2 prill 2021 Në ora: 07:48
Stresi, Morena Taraku

Morena Taraku ka festuar së fundmi 28-vjetorin e lindjes. Që në orët e para të 1 prillit, Morena nisi festën në ambientet luksoze të shtëpsë së saj. Pamjet e eventit ajo i ndau me ndjekësit e saj në InstaStory ku çdo gjë ishte e kuruar deri në detaje, duke nisur që nga dekorimi i ambientit e deri tek torta gjigande me mbishkrimin “King M.T”.

Ashtu si jeta e saj edhe festa e ditëlindjes së këngëtares ishte e mbuluar nga luksi dhe dhuratat e shtrenjta. Për këtë ditë të shënuar Morena mori edhe mesazhe të shumta urimi nga njerëz të afërt e fansa të saj, por ai i Stresit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ai ka publikuar foton e parë që ka shkrepur me Morenën nga dita kur ata janë njohur. Reperi ka shkruar urimet më të mira për këngëtaren, që e cilëson si motrën e tij.

“Kjo ishte dita kur u njohëm plot 6 vjet. Ndaj e shtrenjta ime gëzuar ditëlindjen! Qofsh e lumtur përgjithmonë, Zoti qoftë me ty motër”, ka shkruar Stresi në mesazhin e urimit për Morenën.

Kujtojmë se Stresi dhe Morena Taraku kanë realizuar së bashku dy duete. Më i fundit u publikua gjashtë muaj më parë me titull “Bad girl”, ndërsa dueti i tyre i parë me titullin “Ki me bo” u lançua 6 vite më parë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat