Alketa Vejsiu tregon nëse planifikon t’i rikthehet muzikës

Bota e Yjeve

Alketa Vejsiu tregon nëse planifikon t’i rikthehet muzikës

Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:15
Alketa Vejsiu

Alketa ka treguar nëse në një të ardhme të afërt mund ta shohim me një këngë të re.

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare dhe njëherësh emër shumë i suksesshëm edhe në biznes.

Ajo kohë pas kohe vite më parë ishte aktive edhe në muzikë, ndërsa fansat e saj janë kureshtarë të dinë nëse do të rikthehet me këngë të re.

“A ke plan per te ber 1 kenge apo ke hequr dor? Te Kam ndjek qekur prezantoje ne radio”, i shkruan një ndjekës asaj.

Moderatorja tha se ka dëshirë të kthehet me një hit vere me një artiste tjetër, por që nuk është muzika profesioni i saj kryesor.

“Po do me pelqente te rikthehesha me nje hit vere p.sh, ndoshta me nje kengetare tjeter (e kam nje ide ne mendje)! Muzika dhe kenga nuk jane zgjedhja ime e pare! Kendoj qe e vogel, e kam ne gen pasionin per muziken, por sjam kengetare ne profesion. Pasioni i vertete do mbetet televizioni dhe biznesi”, ka shkruar ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat