Gigi Hadid ekspozon për herë të parë barkun e tonifikuar pas lindjes së vajzës

Bota e Yjeve

Gigi Hadid ekspozon për herë të parë barkun e tonifikuar pas lindjes së vajzës

Më: 12 prill 2021 Në ora: 09:47
Gigi Hadid

Ajo ka bërë një rikthim gradual në punën e saj si modele që nga pritja e vajzës Khai në muajin shtator.

Dhe Gigi Hadid u fotografua në New York City të shtunën pas një fotosesioni.

Modelja 25 vjeçare tronditi me një veshje ultra-rastësore por elegante që vuri në qendër të vëmendjes trupin e saj të jashtëzakonshëm edhe pas lindjes.

Gigi mburrei me barkun e saj të rrafshët teksa e reklamonte duke e venë në dukje me bluzën e shkurtër me ngjyrë të bardhë.

Mbi të ajo kishte një këmishë të thjeshtë të bardhë me butona që e la të hapur dhe e përplasi pas vetes në erë.

Motra e Bella Hadid kishte veshur një palë xhinse që ishin fryrë në kyçet e këmbëve dhe ishin mbështjellë pak në cepat e këmbëve të saj.

Gigi flokët e saj të gjata me të kuqe të lyer i tërhoqi fort në një bisht. Ajo shtoi një klasë në ansamblin e saj me një gjerdan prej ari rreth fytit, dhe vuri një maskë prej pëlhure të bardhë për tu mbrojtur nga përhapja e koronavirusit.

Gigi duket se sapo erdhi nga një fotosesion, pasi makijazhi i saj binte mbi maskën e vendosur. Më herët të shtunën, ajo postoi një video të shkurtër në Instagramin e saj nga xhirimi.

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat