Adriana vjen me një dedikim prekës për të dashurin

Bota e Yjeve

Adriana vjen me një dedikim prekës për të dashurin

Më: 13 prill 2021 Në ora: 00:31
Adriana dhe Keith

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi po vazhdon ta shpreh publikisht dashurinë për partnerin e saj Keith Owen Groeneveld

Romanca e aktores Adriana Matoshi me futbollistin Keith po vazhdon të lulëzojë.

Aktorja ka postuar sot një foto ku ka një buqetë me lule që duket se ia ka dërguar partneri i saj.

E pas kësaj ka ardhur edhe dedikimi me plot fjalë dashurie i Adrianës për Keith.

“ ‘Dashuria e jetës sime’, kur e them këtë e them sepse e ndiej me tërë zemrën time. Nuk do të dëshiroja një partner më të mirë. Falënderoj Zotin që me bekoj me ty. Dashuria për ty me rritet çdo ditë. Mënyra si me befason çdo ditë është e mahnitshme. Ju jeni një krijesë njerëzore e mahnitshme. Shihemi së shpejti, Të Dua”, ka shkruar Adriana në postimin e saj në Instagram.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat