Befason Anxhela Peristeri: Origjina ime është greke, edhe emrin e kam grek

Bota e Yjeve

Befason Anxhela Peristeri: Origjina ime është greke, edhe emrin e kam grek

Më: 13 prill 2021 Në ora: 13:38
Anxhela Peristeri

Këngëtarja Anxhela Peristeri , e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, së fundmi ka dhënë një intervistë për median greke “EPT 1”, ku ka rrëfyer se rrënjët e saj janë greke, pasi stërgjyshi i saj ka qenë grek.

“Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri.

Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda, këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, më mbështetën njerëzit dhe akoma më mbështesin.

Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur.

Aty kam miqtë më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira’’, është shprehur këngëtarja.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat