Chrissy Teigen kthehet në Twitter pas disa javësh pauzë

Bota e Yjeve

Chrissy Teigen kthehet në Twitter pas disa javësh pauzë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:40
Chrissy Teigen

Chrissy është rikthyer në Twitter pasi pauzoi mes komenteve negative.

Chrissy Teigen u kthye në Twitter të premten në mëngjes, pothuajse një muaj pasi çaktivizoi llogarinë e saj mes një breshëri komentesh negative, shkruan Daily Mail.

Duke kaluar përsëri në platformën e rrjeteve sociale, Teigen, 35 vjeçe, pranoi se i kishte munguar shumë dhe se ndihej ‘e tmerrshme’ të jetë larg fansave.

‘Unë zgjedh të marr të keqen me të mirën !!’ shkroi në tweet-in e parë e Chrissy herët në mëngjes të premten.

“Rezulton se ndihet e tmerrshme të heshtësh veten dhe gjithashtu të humbasësh 2000 miq në të njëjtën kohë”, shtoi ajo.

Chrissy ishte larguar nga Twitter më 24 mars, derisa iu drejtuar 13.7 milionë ndjekësve të saj, duke shpjeguar arsyen për këtë veprim.

Ajo kishte thënë se po e merr këtë vendim për shkak të komenteve të shumta negative që ka marrë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat