Beyonce akuzohet nga fansat për përdorim të fotoshopit

Bota e Yjeve

Beyonce akuzohet nga fansat për përdorim të fotoshopit

Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:51
Beyonce

Beyonce dështoi në përdorim të fotoshopit tek beli në foton e realizuar në shkallë.

Disa nga ndjekësit e Beyonces në Instagram, e kanë akuzuar fituesen e shumë çmimeve për fotoshop në fotot e fundit, shkruan The Sun.

Në foto, Beyonce, 39 vjeçe, dukej mahnitëse me një mini-fustan të gjelbër dhe gri, doreza dhe syze dielli tepër të mëdha ndërsa shkonte në mbrëmje me burrin Shawn ‘Jay Z’ Carter, 51 vjeç.

Këngëtarja e “Formation” pozoi në një shkallë me veshje elegante dhe shikoi në kamerë.

Por, disa njerëz kanë sugjeruar që shkallët prapa saj duken paksa të ngushtuara në afërsi të belit të saj, kjo mund të tregojë që ekipi i Beyoncés ka përdor fotoshop për ta bërë atë të duket më e hollë.

“Si e bëni një selfie me telefon të duket sikur është marrë nga një kameraman profesionist?” pyeti një përdorues i Instagramit.

Por, fansat e saj nxituan për të mbrojtur Beyoncén, e cila ka fituar Grammyt më të shumta nga ndonjë interpretuese solo, duke thënë se ajo dukej aq mirë, sepse “duhet të jesh Beyonce”.

Një tjetër shtoi: “Gjithë sa ju duhet është ndriçimi i mirë dhe shkrepni me kamerën kryesore, mundësisht një model të ri iPhone si 12 pro ose një galaxy s21 ultra dhe do të merrni të njëjtat rezultate”

Mbretëresha e pop-it ka postuar më parë disa fotografi në Instagram ku artikujt në sfond duken pak të dobët.

Fansat e akuzonin atë për celulit, ani pse tentoi ta mbulonte me fotoshop. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat