Del me bluzë transparente gjatë mbrëmjes me shoqëri, të gjithë sytë tek Rihanna

Bota e Yjeve

Del me bluzë transparente gjatë mbrëmjes me shoqëri, të gjithë sytë tek Rihanna

Më: 20 prill 2021 Në ora: 17:14
Rihanna

Në vitet që kur ajo është bërë e famshme si një këngëtare në krye të top-listave, ajo ka bërë një emër edhe më të madh për veten e saj me një perandori kozmetike dhe të brendshme femrash miliard dollarëshe, shkruan Daily Mail.

Rihanna u duk e etur për të shfaqur prodhimet nga linja e saj Fenty X Savage të hënën në mbrëmje, kur ajo doli në një veshje tërheqëse ndërsa po darkonte me një grup miqsh në Wally në Beverly Hills.

Bukuroshja, 33 vjeçe, ktheu kokën ndërsa mbërriti tek Wally, e veshur në të zeza, teksa nuk mbante fare sytjena.

E veshur me këmishën e gjatë e të hapur për të treguar fizikun, autorja e hitit “Pon De Replay”, i shtoi pamjes një palë tuta të zeza.

Rihanna kishte veshur një palë atlete Nike Air Jordans me nuancë vjollce.

Ylli përdori si aksesor një palë syze dielli me kornizë jeshile dhe një gjerdan me shkëlqim platin.

Ndërsa kanë kaluar pesë vjet që kur Rihanna publikoi për herë të fundit ndonjë këngë, albumin e saj të 2016-ës “Anti”, ylli ka shijuar me sukses fenomenal në vitet e fundit me linjën e saj të kozmetikës Fenty Beauty dhe koleksionin e të brendshmeve Savage x Fenty.

Sidoqoftë, autorja e hitit Umbrella javën e kaluar ngacmoi se ajo mund të lëshojë një këngë solo, pasi fansat e saj të devotshëm vazhdojnë të kërkojnë muzikë të re nga ylli.

Albumi i saj i nëntë, R9, duket se është goditur me vonesa të gjata dhe pritet të ndikohet shumë nga dashuria e saj për reggae dhe dancehall.

Ajo i tha Entertainment Tonight në korrik: ‘Unë jam gjithmonë duke punuar në muzikë dhe kur të jem gati ta jap atë në mënyrën që unë ndihem e përshtatshme, do të dalë. Ju nuk do të zhgënjeheni kur të ndodhë. Do t’ia vlejë. Unë nuk do ta nxjerr vetëm sepse njerëzit po presin. Është zgjatur kaq shumë, do ta bëj të vlefshme”.

Në dhjetor, “People” raportoi se Rihanna dhe i dashuri i saj A $ Ap Rocky janë në lidhje, ngase ishin të pandashëm.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat