Në pranverë duhen çelur flokët? Vajzat e njohura thonë të kundërtën

Bota e Yjeve

Në pranverë duhen çelur flokët? Vajzat e njohura thonë të kundërtën

Më: 1 maj 2021 Në ora: 08:03
Loredana, Olta Boka dhe Ilda Bejleri

Me të ardhur pranvera shumë vajza nisin të çelin flokët, disa duke bërë ndryshime të mëdha (nga brune në bjonde, apo nga bjonde në kuqe, rozë, lejla e lloj-lloj nuancash të tjera). Por këtë pranverë askush nuk ka kohë për këto. Vajzat e njohura po i rikthehen natyrales.

Loredana, e cila për një kohë të gjatë ishte bjonde, tani i është kthyer ngjyrës së saj natyrale, gështenjë.

Olta Boka gjithashtu nga bjonde u kthye në brune dhe tregoi se arsyeja ishte vajza e saj, për t’u dukur matchy-matchy me të.

Ilda Bejlerit duket se i shkojnë shumë flokët ngjyrë kafe e ka vendosur t’i mbajë kështu këtë pranverë, duke hequr dorë nga flokët e çelur.

Ndërkohë Tayna dhe Dua Lipa që mbahen për eksperimentat e shumta me flokët, kanë vendosur që  edhe ato t’i rikthehen natyrales duke na habitur jo pak.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat