Shumë vite pasi humbi të atin, ky është mashkulli që Arilena e thërret “baba”

Bota e Yjeve

Shumë vite pasi humbi të atin, ky është mashkulli që Arilena e thërret “baba”

Më: 2 maj 2021 Në ora: 10:55
Arilena Ara

Lart e poshtë thuhet se Arilena Ara dhe menaxheri i saj janë në një lidhje dashurie.

Ndërkohë postimi i fundit i këngëtares, e bëri sërish lëmsh të gjithë rrjetin. Ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet duke e puthur në faqe Popin, krahas së cilës i ka uruar ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen për njeriun të cilin me krenari me thërras Baba”, shkroi Arilena dhe me siguri që të gjithë fansat e dyshes janë zhgënjyer nga kjo deklaratë e saj.

Kujtojmë se Arilena e humbi babain në një moshë mjaft të vogël, të cilin e kujton herë pas here dhe emocionohet sa herë që i flasin për të.

Mos vallë kjo deklaratë e këngëtares për një njeri aq të rëndësishëm sa  ç’është babai erdhi për t’i dhënë fund njëherë e mirë të gjithë zërave për një lidhje të mundshme saj dhe Popit?

Ndonëse për romancën e tyre flitej prej kohësh ata nuk na e kanë konfirmuar vetë diçka të tillë, ndërkohë festa e ditëlindjes së Arilenës para disa kohësh u mor si nata kur çifti zyrtarizoi lidhjen.

Popi ishte edhe organizatori i festës përrallore, teksa  u kujdes edhe që t’i bënte një super urim Arilenës në Instagram, duke shkruar ‘Happy Birthday Kido, trashëgimia ime e përjetshme!’.

Në festë ishin mbledhur njerëzit më të afërt të Arilenës, njëkohësisht edhe figura të njohura dhe si duket nuk ka munguar as e ëma e këngëtares. Kjo e fundit ka ndau disa foto me motrat, nënën dhe Popin, duke shkruar “E bekuar dhe falenderuese për familjen time”.

Image
Insta
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat