Që nga mamat e deri tek vajzat seksi, ky aksesor u shkon të gjithave

Bota e Yjeve

Që nga mamat e deri tek vajzat seksi, ky aksesor u shkon të gjithave

Më: 8 maj 2021 Në ora: 07:30
Ilustrim

Nuk ka rëndësi si jeni veshur dhe ku po shkoni, me kostum, me xhinse, me fustan, me taka, me atlete, këtë pranverë duhet patjetër të vendosni edhe një shall. Nuk e themi ne, por vajzat e njohura që e kanë kthyer në trend shallin. E bukura është se mund ta vendosni ku të doni.

Për shembull Xhensila ka kombinuar një shall me ngjyra me kostumin e zi. Manjola Nallbani ka vendosur një shall me xhinset dhe xhaketën e zezë. Kiara Tito nga ana tjetër e ka kthyer në bluzë.

Ndërsa të tjera e kanë përdorur si aksesor në kokë.

Jonida Vokshi e ka lidhur topuz shallin e saj. Loredana së bashku me mikeshat janë kombinuar me shall Fendi e madje reperja ka vendosur edhe kapele. Rudina Dembacaj dhe blogerja Sara Fani gjithashtu e kanë përdorur shallin si aksesor në kokë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat