I publikuan fotot e së bijës online, aktorja reagon e revoltuar: Është e shpifur

Bota e Yjeve

I publikuan fotot e së bijës online, aktorja reagon e revoltuar: Është e shpifur

Më: 16 maj 2021 Në ora: 19:32
Sophie Turner

Pavarësisht se Game of Thrones ka përfunduar 2 vjet më parë, Sophie Turner vazhdon të jetë pjesë e mediave dhe është gjithmonë e ndjekur nga paparacët. Por episodi i fundit me ta e ka nervozuar keq yllin e famshëm.

Dihet që Sophie dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Joe Jonas, preferojnë ta mbajnë larg vëmendjes mediatike jetën private, por sidomos vajzën e tyre Willa. Ajo erdhi në jetë 10 muaj më parë, por prindërit ishin kujdesur që pamja e saj të mos publikohej online. Derisa paparacët shkrepën disa foto dhe i bënë virale. Të gjitha këto pa miratimin e çiftit të njohur.

Kjo gjë, jo vetëm që e inatosi keq Sophie, por bëri që ajo t’u drejtohej mediave sociale dhe t’u kërkojë të gjithëve të mos i ndjekin më dhe të mos fotografojnë më të bijën, sepse ajo nuk e ka zgjedhur këtë jetë.

“Është e firkshme që burra të moshuar bëjnë fotografi të një bebeje pa leje,” postoi Sophie në një Story në Instagram. “Më ka ardhur në majë të hundës, jam e neveritur dhe po kërkoj me respekt nga të gjithë që të ndalojnë së na ndjekuri ngado dhe të ndalojnë përpjekjen për të marrë fotografi të vajzës sonë dhe veçanërisht publikimin e tyre.”

Më vonë, ajo shpjegoi në një video:

“Arsyeja që unë nuk po postoj fotografi të vajzës sime dhe po sigurohem të shmangim paparacët me çdo kusht, është sepse në asnjë mënyrë nuk dua që ato fotografi të bëhen publike… Ajo nuk e kërkoi këtë jetë. Është e shpifur.”

Sophie dhe Joe janë qartësisht kundër ekspozimit të vajzës së tyre online dhe vështirë se mund t’i shohim të ndajnë foto të saj online as në të ardhmen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat