“A jeni bullizuar ndonjëherë?”, Dafina Zeqiri ka një kërkesë për të gjithë

Bota e Yjeve

“A jeni bullizuar ndonjëherë?”, Dafina Zeqiri ka një kërkesë për të gjithë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 17:01
Dafina Zeqiri

Këngëtarja me shumë stil, Dafina Zeqiri është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë trajton tema të ndryshme. Së fundmi, ajo është fokusuar te çështjet e shëndetit mendor duke ndarë eksperienca të ndryshme të vetes.

Ndër të tjera, Dafina ka realizuar një set të ri fotografik dhe ka pyetur fansat nëse janë bullizuar ndonjëherë për ndonjë postim. Sakaq, ajo kërkuar të lexojë të gjitha historitë e tyre.

“Me kalimin e viteve kam mësuar ta pranoj veten ashtu siç jam dhe të mos frikësohem. Rrjetet sociale janë bërë si ‘shkollë e mesme’ ku njerëzit janë të shpejtë për të gjykuar.

A jeni bullizuar ndonjëherë nga ndonjë postim? Dhe si ka ndikuar kjo tek ju. Më pëlqen të dëgjoj historitë e juaja, mos hezitoni të komentoni poshtë. Me dashuri, D”, ka shkruar Zeqiri.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DAFINA ZE? (@dafina.zeqiri)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat