La pa fjalë gjithë botën, fotot e martesës së Ariana Grande-s thyejnë rekordin e Instagram-it

Bota e Yjeve

La pa fjalë gjithë botën, fotot e martesës së Ariana Grande-s thyejnë rekordin e Instagram-it

Më: 29 maj 2021 Në ora: 09:53
Ariana Grande, Dalton Gomez

Para pak ditësh Ariana Grande ndau me miliona ndjekësit në Instagram foto nga martesa e saj me Dalton Gomez. Ajo zbuloi pamjet e mahnitshme të ambienteve ku u zhvillua ceremonia dhe na la pa fjalë me magjinë që e karakterizonte këtë ditë kaq të veçantë për këngëtaren. Por mbi të gjitha ndjekësve të këngëtares ju tërhoqi vëmendjen thjeshtësia e saj, që e bënte të dukej një nuse shumë origjinale dhe të bukur.

Siç duket këto foto janë pëlqyer aq shumë nga fansat e artistes, aq sa postimi Ariana-s ka thyer rekord. Fotot e çiftit nga martesa janë kthyer në postimit më të pëlqyera të të gjitha kohërave në Instagram.

Deri më tani ky postim me disa foto nga martesa, ka arritur 25 milionë pëlqime. Tashmë në vendin e dytë renditet postimi i fundit i XXXTentacion para vdekjes së tij (24.6 milionë). Dhe në vendin e tretë renditet fotografia e Billie Eilish me flokët bjond (23 milionë).

Ariana Grande u martua në fshehtësi të plotë me Dalton Gomez dhe ky fakt i habiti të gjithë ndjekësit e saj. Këngëtarja organizoi ceremoninë e martesës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Lajmi i martesës u konfirmua nga përfaqësuese të Grande-s për mediat e huaja.

“Ata u martuan. Ceremonia ishte e vogël dhe intime – më pak se 20 persona. Dhoma ishte aq e lumtur dhe plot dashuri. Çifti dhe të dy familjet nuk mund të ishin më të lumtur”, konfirmoi përfaqësuesi i Grande për “PEOPLE” para s etë publikoheshin dhe fotot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat