Babai i Dua Lipës realizon tatuazhin masiv në krahun e djathtë

Bota e Yjeve

Babai i Dua Lipës realizon tatuazhin masiv në krahun e djathtë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 17:21
Dua Lipa, Dukagjin Lipa

Babai i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, Dukagjin Lipa, ka realizuar së fundmi një tatuazh të ri në trupin e tij.

Bëhet fjalë për një tatuazh masiv me piktograme të ndryshme, të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Lipa në një fotografi të publikuar në Instagram, ka treguar se këtë tatuazh e ka realizuar në krahun e tij të djathtë dhe iu deshën gjashtë orë pune intensive së bashku me artistin e tatuazheve, Sean From Texas.

Kujtojmë që së fundmi babai i këngëtares ishte prezent në Prishtinë, ku njoftoi se Komuna e Prishtinës tashmë kishte votuar pro caktimit të një vendodhje të përhershme për organizimin e festivalin “Sunny Hill”.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse vendimet qeveritare dhe situata post-pandemike do të lejojë organizimin e këtij festivali sivjet.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat