Luana erdhi atraktive me kostimin me ngjyrë ari

Bota e Yjeve

Luana erdhi atraktive me kostimin me ngjyrë ari

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 16:52
Luana

Këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca po vazhdon të punojë me përkushtim në profesionet e saj.

Luana ka pak ditë që lansoi projektin e ri muzikor, ndërsa para tij kishte shënuar një arritje në karrierë.

Ajo nënshkroi së fundi me kompaninë muzikore “Sony Music”, me të cilën kanë nëshkruar pak prej artistëve tanë.

Artistja është aktive me fotosesione të ndryshme, e së fundi erdhi atraktive e veshur me kostum me ngjyrë ari.

Kostumin i ngushtë ia theksonte linjat trupore asaj, ndërsa në duar po e mbante një pallto me plot shkëlqim.

Në fotografitë atraktive, Luana kishte lëshuar flokët në kraharor, ndërsa dukej në formën më të mirë të mundshme.

Kujtojmë se “1 mijë vjet” titullohet projekti i fundit muzikor nga Luana Vjollca, i shoqëruar edhe me klip. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat