Machine Gun Kelly dikur paska qenë fans i Megan Fox

Bota e Yjeve

Machine Gun Kelly dikur paska qenë fans i Megan Fox

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 13:48
Megan Fox

Këngëtari Machine Gun Kelly dhe aktorja Megan Fox u takuan për herë të parë në sheshxhirimet e një filmi në Porto Riko. Takimi i tyre ishte dashuri me shikim të parë dhe që prej atij momenti, ata nuk u ndanë më nga njëri-tjetri.

Por mesa duket, Machine Gun Kelly ka qenë fans dhe e ka adhuruar aktoren që para shumë vitesh.

Së fundmi reperi ka treguar se ka pasur një një poster të Fox të varur në dhomën e gjumit në adoleshencën e tij, vite para se çifti të nisnin lidhjen.

“Ishte nga seti fotografik i saj për GQ”, u shpreh ai në një intervistë GQ, duke iu referuar kështu xhirimeve të aktores me bikini në vitin 2008.

Sipas “GQ”, njëri nga miqtë e tij të klasës e mban mend kur reperi betohej se do të martohej me Megan në të ardhmen.

Si adhurues i flaktë i Fox, Machine Gun Kelly asokohe adoleshent bëri tatuazh në krahun e tij një logo të Decepticons nga “Transformers”.

Gun Kelly mban një gjerdan me një varëse që përmban një pikë gjaku të së dashurës së tij, Megan. Së fundmi, gjatë një paraqitjeje në “Ellen DeGeneres Show”, ai zbuloi për të gjithë publikun arsyen pse mban gjakun e aktores rreth qafës.

Ai ka treguar se këtë vendim e mori në fillim të marrëdhënies së tyre, kur Megan po largohej nga qyteti për shkak të punës së saj.

“Unë atëherë nuk kisha pasaportë, dhe ajo po udhëtonte për në Bullgari, kështu që unë u panikosa sepse nuk mund ta vizitoja. Disa njerëz, për shembull, i japin një shami partnerit të tyre ose çfarëdo… Ajo më dha ADN-në e saj,” shtoi Kelly, i cila tani mban varësen me vete kudo që të shkojë.

Image
Këngëtari Machine Gun Kelly dhe aktorja Megan Fox
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat