Si ta kombinoni të bardhën dhe gjithë tonalitetet e saj, inspirohuni nga Xhemi Shehu

Bota e Yjeve

Si ta kombinoni të bardhën dhe gjithë tonalitetet e saj, inspirohuni nga Xhemi Shehu

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 16:00
Xhemi Shehu

Nëse do të shihni me vrap fotot e Xhemi Shehut në llogarinë në ‘Instagram’ do të kuptoni se ngjyra e pandashme e saj është e bardha, ose për të qenë më realistë, ajo ngjyrë qumshti.

Pak më parë moderatorja ka publikuar një foto me një kostum në ngjyrë qumshti dhe kaq mjaftoi që të bëjmë një xhiro më të gjatë për të kuptuar se në fakt kjo duhet të jetë ngjyra e preferuar e saj.

Nga kombinimet fund- bluzë, pantallona- bluzë, kostum, pulovër, apo këmishë, një gjë është e sigurt, që tek pamja e një biondeje si Xhemi nuk mungon e bardha dhe gjithë tonalitetet e ngjashme me të, duke u dukur edhe më e ëmbël e tërheqëse.

Pa shumë grim, ose pa grim fare, me veshjen në ngjyrë të bardhë e ndonjë aksesor të vogël, Xhemi i  ka dhënë një super ide të gjitha vajzave bionde se si të duken super ‘cool’ dhe thjeshtë në të njëjtën kohë. Për më shumë shihni fotot më poshtë:

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat