Eliona Pitarka tregon pse zgjodhi të publikojë foto e vajzës

Bota e Yjeve

Eliona Pitarka tregon pse zgjodhi të publikojë foto e vajzës

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 06:26
Eliona Pitarka

Shumë personazhe të njohur të showbizz-it shqiptarë kanë zgjedhur të mos ndajnë me publikun foto të fëmijëve të tyre të porsalindur apo të rritur.

Në ndryshim nga të famshmit e tjerë, aktorja Eliona Pitarka ka publikuar foto të vajzës së saj Galas që ditën e parë kur erdhi në jetë.

Aktorja e humorit është shprehur se ka zgjedhur të mos besojë në besëtytni, pasi do ishte një stres i shtuar tani që është nënë e re dhe i duhet më shumë të fokusohet në rritjen e sigurt të së bijës.

Image

“Vij nga një familje që beson shumë në besëtytni, por unë vetë kam zgjedhur të mos besoj në to, mos bazohem fare në to. Sidomos tani në prindërim, në rritjen e Galës më kanë dhënë një stres të paparë dhe kam zgjedhur mos t’i besojë.

Mos e filmo, mos i bëj foto kur është në gjumë, mos i pri thonjtë natën, mos e nxirr para pasqyrës, nuk duhet të dalësh 40 ditë. Për mendimin tim nuk mund të lejoj që gjërat që nuk janë të vërtetueshme, që nuk kanë një shpjegim, të më stresojnë ditën, pra të gjitha këto besëtytni.

Image

Fakti që kam zgjedhur dhe preferuar ta publikojë Galën, ta tregojë imazhin e saj, nuk besoj as tek syri i keq, nuk kam pse të mos e ndaj gëzimin tim, gëzimin e ardhjes në jetë të Galës me njerëzit dhe ta mbaj vajzën time të fshehur. Të gjitha këto janë mendimet e mia, por doja ta ndaja me ju këtë fakt, sepse ndonjëherë krijojmë strese, pak delikate jemi pas lindjes dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, psikologjike dhe pak besëtytnitë që na rëndojnë. Unë mendoj që nuk duhet të bazohemi fare por fare tek to dhe të shijojmë bebushat”, tha Eliona Pitarka në një video të publikuar në Instagram.

Pasi shprehur shqetësimin e saj, ajo publikoi tjera video ku tregon se shumë nëna të reja, me anë të mesazhe në Instagram, i kanë dhënë të drejtë, si edhe i kanë treguar se “kanë kaluar strese të papara pas lindjes për shkak të këtyre besëtytnive”.

Image

Eliona Pitarka u bëri thirrje nënave të rëja që “fëmijën duhet ta rrisin vetë dhe t’i shijojnë bebushat në maksimum”.

“Inbox më është mbushur plot nga nëna të shqetësuara që më japin të drejtë dhe kanë kaluar strese të papara pas lindjes për shkak të këtyre besëtytnive. Mos u impononi nënave të reja asgjë, janë mjaftueshëm delikate, të shqetësuara, të merakosura dhe të pasigurta për bebushin e tyre. Duhet të pyesni si është nëna, jo vetëm si është bebi. Bashkë me një fëmijë lind edhe nëna, nuk kemi qenë nëna më parë, kjo është sfidë. Është ndjesia më e bukur dhe më e frikshme në botë. Nuk kemi nevojë as për mend, as për strese dhe as besëtytnitë lart e poshtë.

Image

Mos kini turp, ti thoni qoftë edhe mamasë tuaj, vjehrrës, të gjithë fisit tënd ose të burrit që të vijnë tek shtëpia për të dhënë mend, që të thonë mos bëj këtë, ose bëj atë, ose do ta rrisim kështu, do e bëjmë ashtu. Jo, është fëmija yt, do ta rrisësh ti. Ti e di më mirë se kushdo tjetër se çfarë ka nevojë bebi yt. Mos kini turp ta bëni këtë gjë, mos kini turp të thoni ‘jo nuk ia bëj këtë fëmijës tim, do e bëj siç di vetë’. Ka ardhur koha që kjo gjë të ndryshojë. Dua të ngre zërin dhe të them gjithë këto gjëra. Po lexoj mesazhe dhe ka nënë që kanë kaluar në depresion nga këto fjalë, mendime apo veprime nga këto besëtytni. Qetësohuni, largoni stresi se ndikon tek bebi. Shijoni bebushat tuaj në maksimum”, –përfundoi aktorja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat