Aktori dhe muzikanti, Johnny Depp, është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe kësj radhe me Jeff Beck-un.
Sipas raportimeve nga Daily Mail, ylli i filmave “Piratët e Karaibeve” është bërë bashkë me fituesin e çmimeve “Grammy” për albumin e ri të këtij të fundit.
“Ata janë duke bashkëpunuar në një material për albumin e ri të Jeff-it”, ka thënë një burim për mediumin britanik.
“Është shumë mirë që Johnny t’i kthehet dashurisë së tij të parë të vërtetë”.