Kate Middleton paska ndryshuar unazën e fejesës që i përkiste Dianës

Bota e Yjeve

Kate Middleton paska ndryshuar unazën e fejesës që i përkiste Dianës

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 12:40
Diana, Kate Middleton

Kate Middleton ka bërë një ndryshim  në unazën e saj të fejesës me famë botërore nga Princi William, sipas raporteve të fundit.

Dukesha e Kembrixhit, 39 vjeç, duhej të ndryshonte unazën e cila më parë ishte në pronësi të Princeshës Diana për shkak se ishte shumë e madhe. Fansat mbretërorë nuk janë në gjendje të  dallojnë ndryshimin në unazën e Kate. Por e shpjeguar thjeshtë në vend që të zvogëlohej unaza ata e ndryshuan duke i shtuar një rreth platini për ta ndihmuar atë të përshtatej.

"Siç raportoi Hello!, Rrethi i unazës që dikur mbante Princeshë Diana ishte pak i madh për Kate, me argjendarin G. Collins dhe Sons që morën detyrën delikate të ndryshimit të madhësisë së unazës mbretërore ata vendosën për opsionin tjetër.

"Në vend që të zëvëndësohej rethi, argjendar vendosi të shtonte rruaza të vogla platini brenda, kështu që unaza prej ari 18 karat do t'i përshtatej më mirë nuses së ardhshme të William ."

Princi William dhe Kate u fejuan më 16 nëntor 2010, por ishte nëna e Kate ajo që thuhet se kishte siguruar fejesën e vajzës së saj me mbretin e ardhshëm.

Kate dhe William filluan të takoheshin në 2003 ndërsa studionin në Universitetin e St Andreës, por Carole Middleton ishte e shqetësuar nëse do të martoheshin apo jo.

Zonja Middleton u ul me William dhe e pyeti nëse lidhja e tyre do të rezultonte në një martesë, tha ekspertja mbretërore Katie Nicoll.

Narratori Glynis Barber tha: "Megjithëse ajo i kishte krijuar vetes një vend brenda mureve të  Windsor, pas dy viteve ende nuk kishte asnjë shenjë të një unaze fejese.

"Flitet se Carole Middleton mori në dorë çështjen delikate të së ardhmes së vajzës së saj."

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat