Konkurrentja e ‘Përputhen’ ndez debatet në rrjet, krahasohet me Linda Rein

Bota e Yjeve

Konkurrentja e ‘Përputhen’ ndez debatet në rrjet, krahasohet me Linda Rein

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 14:43
Ada

Tashmë nuk përbën mister, formula e “Përputhen” po funksion në perfeksion, duke përzgjedhur kandidatë, për të cilët debatet nuk shterrojnë kurrë. 

Dhe për t’ia arritur kësaj, ku ka më mirë se një vajzë superseksi, super e bërë nga pikpamja estetike dhe që flet si koketë. Çuditërisht, një vajzë si kjo stafi i “Përputhen” e ka gjetur në Skrapar, jo në Tiranë ku ka me shumicë.

Ajo është Ada, 28 vjeçe, ka mbaruar shkollën për infermieri dhe është specializuar për estetikë. Por, me sa duket, kavien e vërtetë të profesionit, ajo ka veten e saj, pasi me sy të lirë duket që nuk ka lënë gjë pa prekur në portret dhe trup.

Image

Ada u prezantua si një femër ambicioze që arrin gjithçka çfarë do në jetë dhe te një mashkull pëlqen pamjen e jashtme dhe buzëqeshjen. Ada thotë për veten se ka një karakter të fortë dhe di të jetë edhe e ëmbël edhe e keqe.

Ajo gjithashtu ka treguar se i pëlqen bota e televizionit, ndërsa ka pohuar se pika e saj më e fortë është karakteri e jo pamja e saj e jashtme. Po si u prit Ada nga konkurrentët e tjerë. Me ato forma bombastike, e kotë të thuash se djemtë u impresionuan shumë. Ata komplimentuan Adën për paraqitjen e saj.

Ndërkohë, nuk ishte kaq miqësore Ritvana, një tjetër konkurrente, e cila “e sulmoi” menjëherë Adën, por kjo e fundit u mbrojt nga të gjithë djemtë. Ndërkohë, në rrjete sociale janë hapur disa dhjetra faqe me emrin e Adës dhe fotot e saj ku poshtë tyre komentet janë të shumta.

Image

Shumë nga djemtë e kanë pëlqyer duke e cilësuar edhe seks simbol, disa të tjerë mendojnë se e ka tepruar me ndërhyrje estetike. Madje, dikush shkruante që i ngjante me Linda Rein. Nuk kanë munguar edhe ironitë nga ana e komentuesve, duke thënë që kjo vajzë është bukuri siç e ka bërë nëna natyrë!!!

Image

Por me sa duket Ada nuk e ka ndërmed të vrasë mendjen për çfarë thuhet lart e poshtë, ajo është shumë e fokusuar te fama, arsye për të cilën është futur në program. Madje, ajo në një rrëfim të sajin, ka thënë që në “Përputhen” ka ardhur pa lejen e prindërve.

Më kanë mbështetur për çdo gjë, por këtë nuk e përtypin dot. Nuk e di, por nuk e konceptojnë dot fare”, tha Ada e përlotur. Në fakt, pak e çuditshme që, teksa sheh Adën, të gjesh elemente fanatizmi te prindërit e saj!

Së fundmi, ndjekësit kanë filluar të rrëfejnë se Ada, vajza që tërhoqi vemendjen me format e saj, është në një lidhje prej vitesh. 

“Kjo femër jeton në Komunë dhe është e lidhur prej vitesh. Ka një lokal aty dhe shkon çdo muaj në Turqi që bën belin e b*then”, ka komentuar një djalë në rrjete sociale, i cili punon edhe gazetar.

Image

Ada ndërkohë ka bërë edhe takimin e parë me njërin nga djemtë, Edin, mjaft simpatik dhe i shkathët. E ndërkohë që Ada në takim e provokonte me astet e saj fizike, i kërkonte që djali të fokusohej te karakteri i saj i fortë!

Të dy fillimisht folën për familjen e tyre dhe marrëdhëniet që kanë me ta. Më pas Edi e quajti të ftohtë Adën, e cila po i rrinte shumë larg. Por më pas gjithçka ndryshoi dhe ata u afruan duke dhuruar puthje e përkëdhelje.

Interesante të shohim se si do ta bëjë lojën e saj Ada, e cila pa diskutim do përdorë truqet e paraardhësve dhe nuk do të pranojë përputhjet tani shpejt, në mënyrë që të qëndrojë sa më gjatë në program meqë ajo e do famën me çdo kusht. Deri tani e ka marrë, po a bën punë kjo lloj fame thua?!

SI U RRIT FAMA E VAJZAVE PJESËMARRËSE, PAK DITË PASI HYNË NË “PËRPUTHEN”

Image

Pesë vajzat konkurrente të sezonit të tretë të “Përputhen” janë: Ritvana Fetahu, Arlida Nezha, Iarda Shahillari, Mikela Pupa dhe Alvisa Qarri.

Vajzat janë zyrtarisht konkurrente të “Përputhen”, të cilat kanë marrë pjesë në program, për të gjetur dashurinë. Gjithashtu, vihet re se vajzat kanë fituar me shumë shpejtësi edhe shumë ndjekës në rrjetet sociale. Vetëm në pak ditë, ato kanë arritur të tërheqin me mijëra ndjekës dhe gjatë një kërkimi në “Instagram” mësuam se më e ndjekura është infermierja simpatike, Iarda Shahillari, e cila mbi 101 mijë ndjekës.

Pas saj vjen Alvisa Qarri, bjondina vlonjate, e cila çmendi djemtë e “Përputhen” dhe ndezi shumë debate në studio. Alvisa ka mbi 68.5 mijë ndjekës në “Instagram”. Pas saj vjen Mikela me 53.5 mijë ndjekës, që ndiqet nga Ritvana me 47.3 mijë ndjekës dhe në vend të fundit është Arlida Nezha me 24.7 mijë ndjekës.

MARRËDHËNIE E TENSIONUAR MES VAJZAVE

Image

Në një nga episodet e fundit të “Përputhen” ka pasur shumë debate mes vajzave. Përveç Mikelës dhe Ritvanës, tensione dhe gjuhë të ashpër ka patsur edhe mes Alvisës dhe Adës.

Pas transmetimit të një pjese të takimit të Alvisës dhe Bashkimit, Ada u shpreh se nuk pas mes tyre asnjë emocion. Në këtë moment Alvisa reagon duke u shprehur: “Çfarë duhet të bëja, t’i hipja sipër”, duke iu referuar takimit të Adës me Edin ku shfaqeshin mjaft të afruar. Ky koment ka prekur Adën, e cila ka reaguar shumë ashpër ndaj Alvisës duke i kërkuar të mos flasë më dhe të mbyllë gojën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat