Era Istrefi publikon poza provokuese, ngrit gishtin e mesit para kamerës

Bota e Yjeve

Era Istrefi publikon poza provokuese, ngrit gishtin e mesit para kamerës

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 14:06
Era Istrefi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që i mungon publikut me një projekt të ri muzikor.

Megjithatë së fundmi, përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ajo ka dhënë indikacione se është në përgatitje e sipër të një kënge të re, e cila mund të publikohet së shpejti.

Era është treguar më e aktivizuar edhe në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke publikuar së fundmi disa fotografi të reja për ndjekësit.

Image

Në imazhet e fundit, Istrefi mund të shihet në veturën e saj, teksa merr poza ngacmuese për fansat.

Ajo ka vënë në pah këmbët e saj atraktive e veshur me një palë pantallona të shkurtra, ndërsa mund të shihet duke i buzëqeshur kamerës.

Image

Në një prej fotografive, këngëtarja mund të shihet edhe teksa i drejton gishtin e mesit aparatiti fotografik.

Image

Era përndryshe që nga shpërthimi i pandemisë globale COVID-19, nuk ka publikuar ndonjë këngë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat