Brenda festës magjike të ditëlindjes së Greta Koçit

Bota e Yjeve

Brenda festës magjike të ditëlindjes së Greta Koçit

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 10:12
Greta Koçi

Këngëtarja Greta Koçi festoi dje ditëlindjen. Ajo ka lindur më 26 shtator të vitit 1991 dhe mbushi plot 30 vjeç! Për të festuar 30 vite jetë, artistja mblodhi bashkë të gjithë njerëzit e saj të zemrës.

Patjetër që nuk kishte si të mungonte në këtë festë as një dekorim i veçantë në ngjyrë rozë e surpriza të shumta nga miqtë dhe të ftuarit e artistes.

E menduar deri në detaje, ditëlindja e Gretës duket thjesht magjike. Dekorimi dhe çdo gjë e personalizuar e ka bërë më të veçantë ditën e saj të lindjes.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GRETA KOCI (@gretakoci1)

Në këtë përvjetor të shënuar edhe urimet kanë qenë po aq speciale për këngëtaren. E para që e uroi publikisht ishte motra e saj, Eni Koçi.

Kjo e fundit ndau në InstaStory një foto me Gretën, për të cilën përzgjodhi fjalët më të ngrohta.

Image

“Motrës time të ëmbël dhe të bukur, gëzuar ditëlindjen! Ti ishe shoqja ime e parë dhe vazhdon të jesh shoqja ime më e mirë! Je personi më i veçantë dhe më i shtrenjtë në jetën time.

Uroj të të shoh gjithmonë të lumtur dhe të qeshur sepse ti meriton çdo të mirë. Gëzuar ditëlindjen motra dhe shoqja ime më e mirë. Të dua!”- shkruante Eni.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat