Ndjekësit kanë vetëm një kritikë për Arbana Osmani

Bota e Yjeve

Ndjekësit kanë vetëm një kritikë për Arbana Osmani

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 15:11
Arbana Osmani

Arbana Osmani është një nga prezantueset më të pëlqyera të publikut shqiptar. Është bërë e njohur më së shumti gjatë prezantimit të “Big Brother”, “Dua të të bëj të lumtur” dhe tani i është rikthyer serish emisionit që e rriti shumë profesionalisht. Prezenca e saj në “Big Brother VIP”si moderatore  ishte e pritshme nga të gjithë.

Ajo shkëlqeu me prezantimin e saj në mbrëmjen e djeshme dhe ndjekësit e kanë pëlqyer dhe komentuar pafund duke e komplimentuar për punën e saj.

Gjithsesi njëri nga ndjekësit ka një kritikë të vogël për Arbanën.

Në një foto të postuar prej saj në Instagram ku duket në skenën e “Big Brother” ndjekësi i shkruan “mos fillo edhe ti me faceapp, je më e bukur thjesht“.

Në formatin e njohur të spektalit “Big Brother”, duket se Arbana nuk do të jetë vetë sepse mesohet që edhe Eduardi do të jetë pjesë e stafit si regjizor.

Image
Komentet
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat