Era na prezanton me shtëpinë që ka blerë

Bota e Yjeve

Era na prezanton me shtëpinë që ka blerë

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 08:00
Era Istrefi

Era Istrefi ka treguar shtëpinë e saj të re me një postim në Instagram. Këngëtarja ka zgjedhur një stil mjaft minimalist në arkitekturë, të paktën ashtu duket me kaq ambjente sa ka treguar.

Një pishinë, rrethuar me një kopsht të bollshëm  dhe një banak diku në cep, është vërtet një nga ato investimet e mëdha të jetës.

Era na tregoi si e përjetoi hyrjen në shtëpinë e re me një kërcim shumë sensual dhe twerk.

Se ku ndodhet shtëpia ende nuk është bërë publike, por ka mundësi të jetë jashtë territoreve shqiptare, duke marrë parasysh që pjesën më të madhe të kohës, Era nuk jeton në Kosovë apo Shqipëri.

Urimet dhe komentet nuk munguan, por ndër ta ra në sy ai i Norës, e cila shpreh krenarinë për motrën e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat