“Do të të zgjidhja një milion herë të tjera”

Bota e Yjeve

“Do të të zgjidhja një milion herë të tjera”

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 12:42
Chiara dhe Fedez

Chiara dhe Fedez- një prej çifteve më të komentuar në botë dhe ndër më të ndjekurit në rrjete sociale, e kanë ndarë historinë e tyre të bukur të dashurisë me të gjithë që prej fillimit.

Ata janë të martuar prej tre vitesh dhe gjithashtu prindër të dy vogëlushëve. Në mars të 2018-s ata u bënë prindër për herë të parë me një djalë, të cilin e  pagëzuan me emrin Leone Lucia Ferragni. Po ashtu në 23 mars të këtij viti, Chiara Ferragni dhe Fedez, u bënë prindër për herë të dytë. Çifti i famshëm u bekuan këtë herë me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Vittoria. Ky emër është me origjinë italiane dhe do të thotë “fitore”.

Në rrjete sociale s’mungojnë dedikimet për njëri-tjetrin, surprizat e bukura dhe fotot cute. Sot, me rastin e ditëlindjes së Fedez, Chiara zgjodhi ca foto të tjera nga momentet e tyre më të veçanta. për t’i uruar ditën e shënuar gjysmës së saj.

Krahas postimit, blogerja shkroi fjalët më të bukura që kishte zgjedhur për të uruar Fedez:

“Ditëlindjen më të lumtur gjysmës time të çmendur: djalit që ndryshoi çdo perspektivë dhe më bëri të bie çmendurisht në dashuri. Djalit që më bëri nënë dhe krijoi familjen më të bukur me mua. Djalit që më bën të lumtur çdo ditë, që ndan të njëjtat vlera me mua dhe më bën të qesh më shumë se kushdo tjetër. Do të të zgjidhja edhe një milion herë të tjera. Të dua. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.”- shkran ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat