Habit aktorja e njohur: Nuk jam e bukur, nuk e shoh dot veten në pasqyrë

Bota e Yjeve

Habit aktorja e njohur: Nuk jam e bukur, nuk e shoh dot veten në pasqyrë

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 20:10
Biran Damla Yilmaz

Biran Damla Yilmaz, një nga aktoret më të njohura turke me serialet “Lule të vetmuara” dhe “Nehir”, në një intervistë së fundmi është shprehur se nuk i duket vetja aspak e bukur.

Ndonëse ka miliona fansa që e admirojnë dhe e ndjekin, aktorja 24-vjeçare thotë se as nuk shihet në pasqyrë shpesh dhe nuk i pëlqen shumë të trukoset me makeup, por të qëndrojë natyrale.

Kjo vërtetohet edhe nga fotot që ajo poston në rrjete sociale, ku në të shumtën e rasteve shfaqet pa makeup dhe aspak në kërkim të perfeksionit.

“Unë jam maturuar në një moshë të re falë aktrimit. Kam mësuar të qëndroj me këmbët e mia, pa u mbështetur tek dikush. Filozofia ime është: Jeto momentin. Mos mendo për të shkuarën, as të ardhmen. Mos bëj plane, thjesht lëri gjërat të ndodhin. Mos u ndjej në faj dhe mos thuaj ‘Do doja’. Për mua bukuria është gjendja në të cilën jemi krijuar. Pra pa makeup, pa estetikë, pa bojra. Gjendja jonë natyrale është më e bukura. Unë nuk e konsideroj veten të bukur. As nuk shihem në pasqyrë shpesh”,-tha aktorja.

Yilmaz foli dhe për dashurinë: “Kur bie në dashuri vetë-sakrifikohem. Lumturia e partnerit është dhe e imja. Në një farë mënyre nuk është dhe aq gjë e mirë sepse harroj veten. Por mbi të gjitha jam besnike dhe kam humor”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat