Melinda Ademi paralajmëron këngën e re me lëvizje provokuese

Bota e Yjeve

Melinda Ademi paralajmëron këngën e re me lëvizje provokuese

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 23:41
Melinda Ademi

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, gjatë këtij viti ka qenë më pasive në muzikë.

Ajo brenda këtij viti solli vetëm dy këngë, përkundër se ishte më se e angazhuar me mbrëmje e koncerte brenda trojeve shqiptare.

E njëjta duket se po bën një rikthim të mahnitshëm, derisa ka njoftuar edhe një pjesë të këngës së re.

Image

Zeshkania ka zbuluar për fansat se së shpejti sjell projektin e quajtur “Melodia” që do jetë i kompletuar edhe nga ana vizuale.

“Melodia po vjen. Së shpejti”, ka shkruar ajo.

“Më kujtohet sikur melodia gabimet e tua i prishen krejt planet e mia sa jena dashtë e di veç Perëndia, sa vret dashuria ah sikur ta dija, sikur melodia sikur melodia”, vargjet e 25-vjeçares në InstaStory.

Image

Melinda ka provokuar edhe me disa lëvizje në videon që ka hedhur me mbi një milion njerëzit.

Projekti vjen pas “Ay Caramba”, të cilin e solli në verë në duet me Gjikon dhe Nora Istrefin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MELINDA (@melindaademi)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat