Rezarta Shkurta po largohet përfundimisht nga muzika, paralajmëron projektin e fundit

Bota e Yjeve

Rezarta Shkurta po largohet përfundimisht nga muzika, paralajmëron projektin e fundit

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 14:30
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

Këngëtarja Rezarta Shkurta prej vitesh nuk ka sjellë projekte të reja muzikore për fansat e saj, pasi i është përkushtuar biznesit dhe familjes. E teksa të gjithë presin një rikthim të fuqishëm të saj, Shkurta ka bërë një paralajmërim.

Artistja publikoi dje në llogarinë e saj në Instagram një video, ku shihej duke kënduar këngën e vënë në sfond. Mirëpo, krahas pamjeve, ajo shkroi: “Po sikur t’ju thoja që do jetë një këngë e fundit… Mbyllje e një kapitulli sa të bukur, aq edhe të vështirë për mua”.

Pak muaj më parë, Rezarta i tha “PO” përgjithmonë bashkëshortit të saj, Ermal Hoxhës. Ajo organizoi një ceremoni private në një jaht luksoz dhe zgjodhi një nga bregdetet shqiptare.

Pas dasmës, pyetja më e shpeshtë që i bëhet nga ndjekësit është se kur do të bëhet nënë për herë të dytë.

“Një bebe për Herën duhet tani”,– i shkroi një ndjekëse, së cilës këngëtarja iu përgjigj: “Duhet, dakord jam!”.

Ndërkohë, një tjetër i shkroi: “A je xheloze për bashkëshortin tënd? A do i bëje një motër ose vëlla Herës?”.

Rezarta iu përgjigj: “Fare, se e di që vdes për mua!”.

Çifti ngriti dyshimet e para se po bëheshin prindër për herë të dytë gjatë kohës që ishin me pushime verore në Greqi. Rezarta publikoi një foto e veshur me një body të bardhë dhe me një pelerinë tyli po ashtu të bardhë, ndërsa Ermali shfaqej i veshur me një këmishë të bardhë dhe me një palë pantallona bezhë të shkurtra.

Hoxha qëndronte pas partneres, së cilës ia kishte vënë duart tek barku, që dukej pak më i fryrë se zakonisht.

“Dielli me Rrezen e tij!”, shkroi artistja krahas imazhit, duke nxitur komentet se çifti do të bëheshin prindër për herë të dytë.

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha duket se i kanë rezistuar çdo lloj vështirësie në marrëdhënien e tyre dhe janë më të lumtur se kurrë në krah të njëri-tjetrit.

Ish-nipi i diktatori, pas daljes nga burgu i propozoi për martesë biznesmenes në Dubai, në janar të vitit 2019. Çifti kishin planifikuar të martoheshin në vitin 2020, por për shkak të pandemisë, planet ndryshuan dhe duket se pritjes i erdhi fundi pas 17 vitesh histori dashurie. Ata janë edhe prindër të një vajze, e cila quhet Hera.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat