Askush s’e dinte/ Jonida Vokshi dikur qenka shpallur Miss

Bota e Yjeve

Askush s’e dinte/ Jonida Vokshi dikur qenka shpallur Miss

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 22:36
Jonida Vokshi

Jonida Vokshi ka publikuar videon më të ëmbël të fëmijërisë ku ka fituar titullin ‘Miss Lagjia’.

E veshur me një fustan të verdhë, një lule të madhe në kokë dhe një kapele ngjyrë blu, pas fitores dhe marrjes së shiritit, Jonida sfilon para të pranishmëve me delikatesë dhe shoqërohet nga duartrokitje.

Me flokët shumë të shkurtër, por e lirshme dhe e qeshur njësoj si tani, Jonida na surprizoi me këtë video ku shkruan: “6 vjeçe, shpallja e miss lagjia”.

Image

Nuk e dimë për ju, por ne u argëtuam shumë me kujtimet e Jonidës dhe mund të thuhet me bindje se ka qenë e destinuar për ekranin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat