Ana Kabashi duket mahnitëse në veshje tradicionale shqiptare

Bota e Yjeve

Ana Kabashi duket mahnitëse në veshje tradicionale shqiptare

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 23:48
Ana Kabashi

Ajo tashmë është shndërruar në një nga artistet më të pëlqyera në tregun shqiptar.

Bëhet fjalë për këngëtaren Ana Kabashi, e cila vazhdon të jetë shumë e komentuar për karrierën profesionale e po ashtu edhe për postimet që bën në rrjete sociale.

Ndonëse shquhet për stilin e veçantë, ylli këtë herë është shfaqur shumë më ndryshe ngaqë jemi mësuar.

Image
Ana Kabashi

Bukuroshja nga Peja mori vëmendje me një paraqitje të mrekullueshme në veshje tradicionale shqiptare, që ngërthejnë në vete edhe elemente moderne.

“Në një mënyrë tradicionale. Shihemi për Vitin e Ri”, kanë qenë fjalët përkrah postimit.

Duket se Ana ka rezervuar diçka për fansat në fundvit, përkundër se nuk zbuloi më shumë.

Image
Ana Kabashi

Komplimentet kanë qenë të shumta në fotografitë që po ashtu morën mbi një mijë pëlqime.

Ky fotosesion i Kabashit shihet të jetë realizuar në Deçan, në të cilin nuk munguan as motivet e tjera kombëtare shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat