Po Donaldi a bëhet xheloz? Beatrix tregon për marrëdhënien që ka me Neymar

Bota e Yjeve

Po Donaldi a bëhet xheloz? Beatrix tregon për marrëdhënien që ka me Neymar

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 13:08
Donaldi, Beatrix, Neymar

Pak kohë më parë Beatrix Ramosaj ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të raportit të saj me futbollistin Brazilian, Neymar.

Ajo së bashku me kushërirën e saj, Anxhelina Hadërgjonaj ishin në festën e ditëlindjes së futbollistit dhe madje shkrepën edhe disa foto me të dhe me shokun e tij të skuadrës, Kylian Mbappe.

Më vonë, Beatrix tregoi në emisionin “Shiko Kush Luan” se ajo kishte pasur edhe komunikim të herëpashershëm me të. Ajo tregoi edhe mesazhet, ku të dy ata dukej se kishin një marrëdhënie mjaft të afërt.

“Është siklet. I kam shumë shokë të ngushtë”, tha fillimisht Beatrix, e cila më pas u bind për të zbuluar mesazhet që janë si më poshtë:

Nejmar: Më mungon

Beatriks: Më mungon gjithashtu dashuri. Me zor pres të të takoj

“Është mënyra se si flet me njerëzit e dashur”, tha këngëtarja kur i thanë se qenka bisedë me zemra.

Ndërsa bisedën e fundit me Mbappe e ka patur kur ka qenë kohë karantine dhe ajo i ka thënë “uroj të jesh mirë”.

Ndërkohë, Beatrix është sërish në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies së saj me Donaldin në “Big Brother Vip”. Megjithatë ajo ka risjellë sërish në vëmendje futbollistin gjatë një bisede në shtëpi.

Pjesë nga biseda:

Arbri: Kë ke shok nga këta, Mbappe, Neymar?

Beatrix: Po, Neymar.

Sarah: Kë ke shok?

Beatrix: Neymar.

Sarah: Futbollistin mi?

Beatrix: Më ka shkruajtur vite më përpara edhe pastaj, me shoqëri, ka nisur kështu më vonë, me kushërirën.

Image
Mbappe, Neymar, Beatrix, Angjelina
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat