Billie Eilish i ngjyrosi flokët këtë ngjyrë dhe askush nuk e dinte

Bota e Yjeve

Billie Eilish i ngjyrosi flokët këtë ngjyrë dhe askush nuk e dinte

Më: 4 janar 2022 Në ora: 17:09
Billie Eilish

Billie Eilish po vazhdon të testojë ujërat kur bëhet fjalë për ngjyrën e flokëve të saj, duke na surprizuar me eksperimente të vazhdueshme.

Pas ngjyrës së flokëve të saj karakteristike: të zinj me rrënjë jeshile, prej një kohe të gjatë, ajo bëri ndryshimin e madh, duke u kthyer në bjonde platini, një proces ky që u realizua plotësisht vetëm pas gjashtë javësh.

Tashmë duket se 20-vjeçarja Eilish vendosi të shkonte drejt e në brune kur debutoi ngjyrën e saj të thellë me thekë çokollate në dhjetor të vitit 2021.

Megjithatë, rezulton se këngëtarja e “Ocean Eyes” bëri një ‘pit-stop’ në vendin e flokëve ngjyrë gështenjë në nëntor për një javë të tërë pa i treguar fansave… deri tani.

Në orët e para të 3 janarit, Eilish i nxiti fansat të zgjidhnin data të rastësishme nga viti 2021 që ajo të shpërndante foto ose video të ndodhive të asaj dite në llogarinë e saj në “Instagram”.

Kur një fans zgjodhi 22 Nëntorin, këngëtarja zbuloi një të papritur. Ajo tregoi se fshehurazi kishte rënë në të kuqe për një periudhë shumë të shkurtër kohe.

“E nxorra bjonden dhe u bëra e kuqe për një javë hehe,” shkroi Eilish mbi videon nga karrigia e sallonit të flokëve.

Image
Billie Eilish
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat