Brenda baby shower-rit luksoz të Kylie Jenner

Bota e Yjeve

Brenda baby shower-rit luksoz të Kylie Jenner

Më: 15 janar 2022 Në ora: 10:57
Kylie Jenner

Kylie Jenner ka organizuar baby shower-in e fëmijës së dytë që po pret me reperin Travis Scott. Miliaderja 24-vjeçare postoi një seri fotosh në rrjete sociale duke zbuluar dhe ambientin mbresëlënës që kishte organizuar.

Thuhet se festa është mbajtur në Dhjetor, por ylli me famë botërore zbuloi detaje tani.

Ngjyra rozë ishte elementi kryesor që binte në sy nga dekorimi, detaj ky që mund të tregojë se është në pritje të një vajze. Kylie dukej si gjithmonë e jashtëzakonshme e veshur me një fustan të bardhë të ngushtë që i vinin në pah format e rrumbullakosura.

Kylie gjithashtu mori dhurata luksoze nga miqtë e saj, përfshirë një karrocë Dior prej 5 mijë dollarësh.

Kylie dhe Travis Scott konfirmuan në shtator se do të bëheshin prindër për herë të dytë. Ata kanë dhe një vajzë tre vjeçare. Kylie ka mbajtur një profil të ulët që nga tragjedia në festivalin e reperit, ku për pasojë humbën jetën 10 persona.

Image
Kylie Jenner
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat