Rihanna me kombinim perfekt të veshjes

Bota e Yjeve

Rihanna me kombinim perfekt të veshjes

Më: 26 janar 2022 Në ora: 18:16
Rihanna

Ajo nuk e la motin e ftohtë të New Yorku-t që ta ndalonte të dilte për drekë të martën.

Këngëtarja 33-vjeçare e ka kapur ditën me një veshje të pazakontë sportive, elegancë, teksa ka veshur një pallto dhe e ka shoqëruar me dollakë dhe taka të zeza.

Themeluesja e “Savage x Fenty” i mbuloi flokët e saj kaçurrela me një kapele të zezë bejsbolli.

“Bad Gal RiRi” – siç njihet në Instagram – gjithashtu i shtoi pak shkëlqim pamjes së saj me një palë vathë diamanti, në thonjtë e saj ajo kishte një manikyr francez me klas.

Nënshkruesja e “Kiss It Better” – e lindur Robyn Rihanna Fenty – shoqërohej nga një truproje që e ndihmoi të ecte në rrugë.

Megjithëse ajo është një nga artistet muzikore më të shitura të të gjitha kohërave – me shitje mbi 250 milionë disqe në mbarë botën – Rihanna nuk i ka përqendruar përpjekjet e saj në muzikë që nga publikimi i albumit të saj “Anti” në 2016.

Në vend të kësaj, vendasja nga Barbados ka qenë e zënë duke punuar në markën e saj të të brendshmeve “Savage x Fenty”, të cilën ajo e lansoi në vitin 2018, si dhe kompania e saj e kozmetikës,” Fenty Beauty”, filloi në 2017.

Image
Rihanna
Image
Rihanna

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat