‘S’kisha as 1 euro në xhep’, rrëfimi prekës i Labit

Bota e Yjeve

‘S’kisha as 1 euro në xhep’, rrëfimi prekës i Labit

Më: 30 janar 2022 Në ora: 10:47
Labinot Gashi

Shumë shpesh janë diskutuar të ardhurat e moderatorëve të ndryshëm shqiptarë.

E gjithashtu është menduar gjithmonë se moderatoret nga udhëtimet e tyre të shumta, shprehin të ardhurat e tyre.

Por këtë gjë e ka mohuar së fundi moderatori shumë i njohur dhe i suksesshëm nga Kosova, Labinot Gashi.

Image
Labinot Gashi

I ftuar në emisionin ‘Why Not’, ai tha se ka udhëtuar botën falë punës së televezionit, por jo duke qenë i pasur.

‘Kam pasur fatin të shëtis botën,pa qenë milioner, falë punës në televizion. Kam shëtitur botën nga një cep në një cep tjetër. Kam pasur rastin që jam nisur për Brazil, për Tajlandë , apo Kinë. Dhe unë kam thënë si të nisëm kur nuk kisha as 1 euro në xhep.’, ka thënë Labi.

Kujtojmë se Labi karrierën e tij të bujshme e ka zhvilluar në RTV-21.

Image
Labinot Gashi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat