Ishte në gjendje të rëndë emocionale, Trixa me deklaratë dashurie: Gjysmën time e kam aty brenda

Bota e Yjeve

Ishte në gjendje të rëndë emocionale, Trixa me deklaratë dashurie: Gjysmën time e kam aty brenda

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 08:36
Beatrix Ramosaj

Pasi u fut me vonesë në studio sepse grimi i kishte marrë 4 orë, Trixa ia doli më në fund të paraqitej në karrigen e saj, duke kërkuar ndjesë për vonesën.

Ajo falënderoi produksionin që i dha kohën e duhur për paraqitjen e saj të parë në ekran pasi dol inga shtëpia e Big Brother.

“Kanë qnë ditë të vështira, vështirësi të ambjentohesha. Fat që kam patur familjarët që më kanë qëndruar afër. Gjithashtu edhe miqtë”, tha Beatrix.

Image
Beatrix Ramosaj

Kam marrë mesazhe shumë të gjata, i falënderoj të gjithë. Nuk e mendoja se do ishte kështu, vazhdoi ajo pa përmendur për as edhe një moment mesazhe apo energji negative.

“Ti kishe shumë frikë si do të priste publiku, por me sa duket të ka pritur mirë”, e pyeti prezantuesja, Arbana Osmani. Dëshmi është edhe kënga jote e re, vazhdoi ajo.

“Si fillim ju kërkoj shumë ndjesë për vonesën dhe ju falenderoj për mirëkuptimin që unë të merrja veten. Ju falenderoj shumë, kam marrë një ngrohtësi nga produksioni, nga ju. Unë kam një ritëm më të avashtë nga konkurrentët e tjerë. Kam kaluar të them të drejtën të ambientohesha dhe të kapja ritmin e jetës reale. Jam rrethuar me shumë dashuri nga familjarët dhe miqtë. Jam surprizuar, kam marrë mesazhe shumë të gjata dhe jam realisht shumë e lumtur. Muzika është pasioni im është terapia ime. Studioja është vendi ku unë ndihem e sigurt dhe jam e lirë të shprehem sipas mënyrës time. Donaldin e kam ndjekur. Jam munduar mos t’i ndjekë aq shumë por nuk kam mundur se gjysmën time e kam aty Brenda”, tha Beatrixa.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Image
Donaldi dhe Beatrix
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat