Shay Mitchell në pritje të fëmijës së dytë

Bota e Yjeve

Shay Mitchell në pritje të fëmijës së dytë

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 09:09
Shay Mitchell

Aktorja e njohur kanadeze, Shay Mitchell ka njoftuar se është shtatzënë me fëmijën e dytë me partnerin Matt Babel.

Lajmi vjen pak ditë pas humbjes së një personi të dashur të Mitchell, gjyshes së saj, e cila vdiq javën që lamë pas.

“T’i thuash lamtumirë një të dashur, ndërsa njëkohësisht të përjetosh gëzimin e mirëseardhjes së një tjetri në këtë botë është cikli i madh i jetës. Është gjithashtu sezoni im më sfidues deri më sot. Nuk mund të mos mendoj se ky ishte plani i universit gjatë gjithë kohës, duke e ditur se do të kisha nevojë për një gëzim tjetër të kësaj bote për të zbutur goditjen e humbjes së një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën time. Megjithatë, kjo është provë se dashuria, jeta dhe humbja mund të ekzistojnë thellësisht të gjitha në të njëjtën kohë”, ka shkruar ajo.

Postimin e saj, aktorja e “Pretty little liars”, e ka përfunduar duke shkuar se po vazhdon ta ndjejë mungesën e gjyshes.

Image
Shay Mitchell
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat