Kanye West zyrtarizon lidhjen e tij me “klonin” e Kim Kardashian

Bota e Yjeve

Kanye West zyrtarizon lidhjen e tij me “klonin” e Kim Kardashian

Më: 6 mars 2022 Në ora: 13:26
Chaney Jones, Kanye West

Kanye West ka konfirmuar lidhjen e tij të re me modelen 24-vjeçare, Chaney Jones, të cilën fansat e kanë quajtur “klon” me ish-gruan e tij, Kim Kardashian.

Të dy u fotografuan së bashku në fillim të shkurtit në Malibu, pas së cilës Chaney e quajti veten një “muzë” të Kanyes.

Në atë kohë, Kanye, tani i njohur ligjërisht si Ye, po shihte aktoren e “Uncut Gems”, Julia Fox, e cila gjithashtu e quajti veten si muza e tij, në atë që u shndërrua në një lidhje të publikuar gjerësisht, megjithëse jetëshkurtër.

Ai është fotografuar me Chaney në disa raste gjatë muajit të fundit.

Së fundmi, Ye dhe Chaney u panë duke bërë pazar në Bal Harbor, Miami, e disa foto të reja paparacësh të çiftit që fluturuan shpejt nëpër mediat sociale këtë javë.

Image
Chaney Jones, Kanye West
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat