Jessica Simpson tmerron fansat me humbjen e peshës

Bota e Yjeve

Jessica Simpson tmerron fansat me humbjen e peshës

Më: 16 mars 2022 Në ora: 18:53
Jessica Simpson

Jessica Simpson mori ca kohë shumë kilogramë shtesë, dhe ishte normale që këngëtarja dhe aktorja e njohur donte t`i hiqte ato sa më shpejt.

Por ajo është shfaqur së fundi aq e dobësuar, sa fansat “u tmerruan” nga fotot që postoi.

“Çfarë ndodhi me të? O zot i madh” -komentoi një person. “A je mire?????”- pyeti një fansa tjetër i shqetësuar. “Fytyra e saj duket super e hollë, shpresoj që ajo të jetë mirë,” shtoi një i tretë. “Gjëja e parë që vura re edhe unë. Më duket shumë keq”, shkroi dikush tjetër. “Po duket si kufomë”, thoshte një tjetër.

Pasi lindi fëmijën e saj të tretë, vajzën Birdie May, në vitin 2019, ajo shtoi shumë në peshë, por pastaj arriti të hiqte me dhjetëra kilogramë.

Jessica tha se kishte ndjekur një dietë të rreptë ushqimore dhe ecte 14 mijë hapa në ditë, ndërsa më pas I hyri dhe palestrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat