Rita Ora shkëlqen në një tjetër para-ndejë të “Oscars 2022”

Bota e Yjeve

Rita Ora shkëlqen në një tjetër para-ndejë të “Oscars 2022”

Më: 27 mars 2022 Në ora: 12:47
Rita Ora

Rita Ora dukej e bukur në një fustan rozë ndërsa merrte pjesë në darkën e çmimeve “Chanel and Charles Finch” para “Oscars” në Beverly Hills të shtunën.

Këngëtarja 31 vjeçe, zbarkoi në tapetin e kuq të eventit e veshur me një xhaketë vinyl ngjyrë rozë pastel dhe një fund të gjatë deri në dysheme që theksonte siluetën e saj.

Ajo përveshi mëngët e xhaketës deri në bërryla, ndërsa pozonte pranë të dashurit të saj, regjisorit Taika Waititi.

Image
Rita Ora

Ajo kombinoi xhaketën dhe fundin e saj njëngjyrësh me disa çizme të bardha të ndezura.

Aktori i “Our Flag Means Death”, 46 vjeç, veshi një xhaketë të zezë mbi një këmishë me ngjyrë të ngjashme dhe pantallona të ngjashme.

Ai mbante disa varëse të gjata që i vareshin deri në bark dhe flokët e tij të thinjura, ishin të krehura mjeshtërisht djathtas.

Çifti filloi të takoheshin marsin e vitit të kaluar dhe fituan shumë vëmendje kur u shfaqën në disa fotografi të shkrepura nga paparacët, duke u puthur së bashku me aktoren e “Westworld”, Tessa Thompson.

Image
Rita Ora

Para-ndeja e “Oscars”, e organizuar nga “Chanel dhe Charles Finch” është një ngjarje vjetore ku shumë prej të nominuarve për çmimin “Oscar” dhe miq të tjerë të markës “Chanel” mblidhen për një festë luksoze të kompletuar me çanta mbresëlënëse të marra dhuratë nga marka.

Ngjarja e këtij solli në tapetin e kuq yje si: Kristen Stewart, Kate Beckinsale, Lily James, Harvey Keitel, Jamie Dornan dhe shumë të tjerë.

Çmimet e Akademisë (“Oscars”) mbahen këtë të diel në orën 2 pas mesnate (sipas orës lokale).

Flokët e saj bionde ishin stiluar në një topuz, me disa fije të lëna të lirshme, për të krijuar një pamje më të butë.

Për aksesorë, Rita zgjodhi një çantë të vogël rozë të markës “Chanel” dhe një palë vathë bizhuteri.

Waititi u shoqërua me të dashurën e tij, yllin e muzikës pop i veshur me një kostum elegant tërësisht të zi.

Image
Taika Waititi, Rita Ora
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat