Rita Ora dhe Kate Moss në pushime së bashku, ‘ndezin’ Instagramin me fotot me bikini

Bota e Yjeve

Rita Ora dhe Kate Moss në pushime së bashku, ‘ndezin’ Instagramin me fotot me bikini

Më: 5 prill 2022 Në ora: 15:07
Rita Ora

Rita Ora dhe super modelja Kate Moss i kanë lënë të gjithë gojëhapur me fotot e fundit nga pushimet e përbashkëta.

Ka qenë këngëtarja shqiptare ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto nga Utah, ku ka shijuar plazhin bashkë me shoqen e ngushtë.

31 vjeçarja tregoi edhe një herë linjat për tu patur zili teksa pozonte në një varkë, duke veshur bikini blu të errët, syze dhe mbante një shami në kokë.

Image
Rita Ora

Në disa foto të tjera krijuesja e hitit “How We Do”  dukej sensuale me një fustan të verdhë me printe të bardha shumë veror. 

‘Sot ishte ditë magjike’ – shkroi ajo krah albumit duke marrë një lumë pëlqimesh dhe komentesh.

Image
Rita Ora

Mes fotove të publikuara prej saj ishte edhe një e ikonës së modës. 48 vjeçarja shkëlqen ndërsa pozonte në breg me një fustan plazhi ngjyrë të gjelbër.

Gjatë këtyre ditëve Rita nuk i ka kursyer fotot me bikini duke ‘ngritur temperaturat’ në rrjetet sociale. 

Image
Rita Ora

Mes tyre ajo ka ndarë edhe disa nga 2019 duke shkruar: “Tani dhe atëherë… fotografia e fundit është bërë kur unë këtu në të njëjtin vend në 2019. Sa shpejt ikën koha.”

Ndërkohë, Rita ka kaluar kohë edhe në studion e regjistrimit pasi po punon për albumit të saj të tretë.

Image
Kate Moss

Ajo konfirmoi se ishte duke punuar për këtë projekt gjatë një interviste me Marie Claire.

Këngëtarja publikoi albumin e saj debutues, të titulluar Ora, në vitin 2012, dhe u prit me vlerësime shumë pozitive. Albumi i saj i dytë i plotë u publikua në vitin 2018 dhe gjithashtu mori një pritje të ngrohtë.

Image
Rita Ora
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat