E vërteta e romancës së Dua Lipës me Trent Alexander-Arnold dhe lidhja e saj me klubin anglez

Bota e Yjeve

E vërteta e romancës së Dua Lipës me Trent Alexander-Arnold dhe lidhja e saj me klubin anglez

Më: 17 prill 2022 Në ora: 10:55
Dua Lipa

Lidhja e “One Kiss” e Dua Lipës me Reds duket thjesht e mrekullueshme. Pas finales së “Champions League” në 2018 ku këngëtarja performoi për herë të parë këngën para fansave të Livperool, ajo është kthyer në një nga të preferuarat e mbështetësve.

Kur mposhtëm Chelsean në finalen e ‘Carabao Cup’ më herët gjatë këtij sezoni, lojtarët kënduan bashkë me fansat këngën e artistes shqiptare në bashkëpunim me Calvin Harris.

 

Ndërsa arbitri i ra bilbilit për herë të fundit kundër Manchester City ditën e djeshme, kishte vetëm një këngë me të cilën tifozët dhe futbollistët ‘u çmendën’: One Kiss

Nuk ka munguar edhe një postim nga vetë artistja që ndau videon në Instastory duke shkruar: “Vazhdon të jetojë!!!!!!!”.

Image
Dua Lipa ne Instastory duke shkruar: “Vazhdon të jetojë!!!!!!!”.

Dua Lipa dhe Trent Alexander Arnold

Por, shumë fansa mendojnë se kjo këngë u bë himn pas thashethemeve se Dua ka qenë në lidhje me yllin e Liverpool, Trent Alexander Arnold. Vitet e fundit mbrojtësi i krahut të djathtë ka mahnitur gjithë botën me paraqitjet e tij, duke u konsideruar shpesh edhe si “më i mirë” në pozicionin e tij. E krah komenteve të shumta brenda fushës nuk mungojnë as ato jashtë saj.

Gjatë një interviste të vitit 2020 me shokun e tij të skuadrës Andy Robertson, i pyetur nëse thashethemet se ai po takohej me këngëtaren Dua Lipa ishin të vërteta, Alexander-Arnold tregoi një histori gazmore me nënën e tij: “Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar për veten ka qenë se kam qenë në lidhje me Dua Lipën. Madje, edhe mami më pyeti. Dhe i thash: ‘Mami, unë qëndroj në shtëpi çdo ditë. Mendoj se do ta dije nëse po dilja me dikë dhe do ta dije me patjetër nëse do ishte ajo”- rrëfeu ai asokohe.

Alexander-Arnold është fotografuar gjatë vitit të kaluar me Hannah Atkins, që thuhet se është e dashura e tij por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Nga ana tjetër, në fund të 2021 Dua i dha fund lidhjes me Anwar Hadid dhe është shprehur se është beqare. Të shumtë janë njerëzit që kanë krijuar skenare rreth lidhjes së tyre të mundshme. Por, diçka e tillë duket larg realitetit. Dyshja asnjëherë nuk janë fotografuar bashkë.

E vërteta e lidhjes së këngës së Duas dhe Livperool

Lidhja e veçantë mes tifozëve të Liverpool dhe këngës ‘One Kiss’ filloi kur Dua performoi në finalen e “Champions League” në vitin 2018, e cila u zhvillua në Kiev të Ukrainës. 30,000 tifozë të Liverpool-it kishin udhëtuar 1,800 milje për të arritur në stadiumin “NSC Olimpiyskiy”. Pavarësisht humbjes 3-1 ndaj Real Madridit që asokohe drejtohej nga Zinedine Zidane, në ditët në vijim, videot e tifozëve të Liverpool-it që këndonin këngën u bënë virale në rrjetet sociale dhe kështu lindi një traditë e re.

“Një nga gjëra më të bukura të natës ishte padyshim kur të shihja videon e të gjithë tifozëve të Liverpool-it që këndonin së bashku One Kiss. U ndjeva shumë e nderuar”, tha Dua Lipa për faqen zyrtare të Liverpool-it në vitin 2020.

Më pas, në një intervistë për WIRED , Dua e përshkroi veten si një “Fanse të Liverpool-it” dhe shtoi se ajo “e do Liverpoolin, dhe se kjo skuadër ka gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e saj”, ndonëse shtoi: “Babai dhe vëllai im mbështesin Arsenalin dhe mendoj se do të gjendesha në shumë telashe nëse do të thosha se thjesht mbështes Liverpoolin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat