Meryem Uzerli zbukuron numrin e ri të revistës Vogue Travel

Bota e Yjeve

Meryem Uzerli zbukuron numrin e ri të revistës Vogue Travel

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 19:25
Meryem Uzerli

Aktorja turke, Meryem Uzerli, e ka vizituar së fundmi Malin e Zi, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Tashmë është mësuar se qëndrimi atje ka pasur edhe qëllime profesionale, pasi ajo ka pozuar për versionin turk të revistës Vogue Travel në një nga resortet e atjeshme.

Image

 

Fotografitë janë realizuar nga Mustafa Nurdogda, ndërsa aktorja i ka postuar imazhet edhe në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Meryem kaloi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë muajin e kaluar duke fituar simpatinë e publikut dhe kritikëve të modës me një fustan të pazakontë, por elegant të shtëpisë së modës Yanine.

Image

 

Ndryshe, aktorja u bë e popullarizuar edhe te publiku shqiptar me rolin e sulltaneshës Hyrrem në serialin për sulltan Sulejmanin, “Muhtesem Yuzyil”. 

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat