Era Istrefi merr vëmendje me pozat në bikini

Bota e Yjeve

Era Istrefi merr vëmendje me pozat në bikini

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 07:15
Era Istrefi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi ka bërë një rikthim të madh në skenën e muzikës shqiptare pas një pauze të gjatë.

Era tashmë ka lansuar projektet “Bebe” dhe se fundmi “Tkrkt” që po priten mirë nga publiku dhe numëron miliona klikime në YouTube.

Por, krahas kësaj këngëtarja po vazhdon të jetë aktive edhe në rrjetet sociale e sidomos në Instagram ku ka mbi 1.4 milion ndjekës.

Image
Era Istrefi

Postimet që Era bën marrin çdo herë vëmendje, ashtu sic ka ndodhur me disa imazhe të radhës ku ajo u shfaq vetëm në bikini.

Artistja e shumë hiteve shihet në disa foto mjaft provokuese e veshur në rroba banjë me ngjyrë të verdhë të kombinuar me atlete dhe çorape ngjyrë vjollcë dhe syze dielli.

Image
Era Istrefi

Era theksoi linjat e formësuara të trupit të cilave iu kushton një kujdes të madh dhe shfaqet përherë në formë.

“Kisha një mysafir të veçantë që erdhi sot”, ka shkruar Era në mbishkrimin e fotografive.

Image
Era Istrefi

Nuk kanë munguar as pëlqimet dhe komentet e  shumta të fansave që ishin kryesisht pozitive.

Ndryshe, Era përveç me projekte tashmë ka nisur edhe performancat dhe mbrëmjet muzikore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat